Goli me “Dorën e Zotit”, fanella e Maradonës shitet për një shifër të “çmendur”

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 22:13

Goli me “Dorën e Zotit”, fanella e Maradonës shitet për një shifër të “çmendur”

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 22:13

Fanella e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës së vitit 1986, me të cilën shënoi golin që e quajti me “Dorën e Zotit” dhe më pas atë që konsiderohet si golin më të bukur të historisë së futbollit, u shit në ankand për 7,1 milionë sterlina (rreth 8,3 milionë euro).

Ky është rekord për një objekt të botës së sportit.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s”, që kishte marrë përsipër shitjen e fanellës, nuk zbuloi emrin e blerësit, por mendohet se bëhet fjalë për një person nga Lindja e Mesme.

Para se të shitej në ankand, pronari i kësaj fanelle legjendare ishte ish-mesfushori anglez Steve Hodge.