Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kodi Etik do të ndikojë në uljen e korrupsionit? Ekspertët: Investojmë në formë dhe jo në përmbajtje, është thjesht një “make up”

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 21:49 | Ekonomi
Kodi Etik do të ndikojë në uljen e korrupsionit? Ekspertët:

Sa do të ndikojë Kodi i Etikës për zyrtarë të lartë në uljen e fenomeneve korruptive dhe veçanërisht në normalizimin e marrëdhënieve me biznesit. Të ftuar në “A2 Business”, ekspertët e ftuar bashkohen në cilësimin e Kodit si një sipërmarrje që ngjan më shumësi një fasadë sesa një masë efektive.  

Sipas përfaqësuesit të biznesit, Florjan Zekja “Kodi i etikes nuk e zhduk dot korrupsionin, ai zhduket me një administratë efektive, por Kodi është një makeup që nuk do të zgjidhë gjë. Ministrat duhet të jetë më afër biznesit. Korrupsioni është shqetësues, edhe pse duhet thënë se shumë dokumentacione me eAlbania janë zhdukur, por kur ke të bësh me administratën normalisht që ekziston korrupsioni”.

Sipas Edlira Çepanit, pjesë e shoqërisë civile, “kemi tendencën për të investuar në formë dhe jo në përmbajtje, por situata ka ardhur në atë pikë sa nuk vlen më as pamja.  Njerëzit sot e vuajnë në kurriz varfërinë, arrogancën e vendimmarrëse, rritjen e çmimeve dhe mungesa e shërbimeve. Kjo nuk rregullohet me pamje, duhet të ndryshohet në substancë ose do të kemi rritje të shqiptarëve që duan të largohen nga vendi, ndër to edhe profesionistë që duan shërbime më serioze”.

https://a2news.com/2022/05/04/kodi-etik-per-ministrat-qeveria-ka-frike-nga-rebelimi-popullor-per-shkak-te-hendekut-mes-te-pasurve-dhe-te-varferve/

Ndërkohë, për mënyrën sesi Kodi do të ndikojë mbi biznesin, eksperti Vjoldi Danaj shtoi se “biznesi do të bëhet si para miratimit të Kodit të etikes , do të kemi kompani që do bëjnë korrupsion me ministra dhe institucione të tjera, si dhe kemi kompani që do sakrifikojnë duke mbijetuar, ne jemi një vend ku biznesi sot nëse nuk e mbështet shteti nuk zhvillohet,  vetëm duke bërë korrupsion aktiv dhe pasiv me shtetin biznesi mund të zhvillohet, për këtë arsye kodi do të jetë vetëm një copë letre, ku në disa raste ministrat do të kërkojnë falje se kanë shkuar të blejnë bukën me automjetin shtetëror, dhe gjëra të tilla” .

Gjergj Erebara shkon edhe më në konkret. “Korrupsioni është fenomen i larmishëm. Një nga fenomenet është korrupsioni i vogël, që supozohet i zbutur me shmangien e kontaktit me institucionet. Por edhe këtu ka probleme. Ne nuk kemi institucione që kontrollojnë punën e zyrtareve. Në rast institucionesh me kontakt, qytetari krijon një marrëdhënie me zyrtarin dhe qoftë me ryshfet merr shërbimin e duhur, ndërkohë që online mund të ndodhë të mos marrësh fare shërbimin”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë