Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“La Casa Del Quiz”, emisioni që bashkon pasionin për futbollin

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 17:31 | Aktualitet

“La Casa Del Quiz” është një “quiz-show” i organizuar nga DigitAlb, që do të startojë me mbrëmjet televizive në periudhën maj-qershor dhe do të kulmojë me fazën finale, që do të zgjasë deri më 20 nëntor, një natë para startit të Kupës së Botës.

Aplikantët e shumtë iu nënshtruan audicioneve në ambientet e DigitAlb, teksa 8 më të mirët kaluan direkt në fazën finale dhe 16 të tjerët do të nisin rrugëtimin e tyre në muajt –maj-qershor, me synimin për të siguruar një biletë për në fazën finale, e parashikuar të nisë në shtator.

Në fazën e parë janë parashikuar 8 puntata, ku 16 konkurrentë do të përballen me njëri-tjetrin, për të avancuar në finale, teksa do të ketë nga 7 lojëra për çdo emision, lidhje direkte me familjarët, fan zone, “trajnerë” në studio, lidhje direkte nga fusha futbolli, tifozë për të dy palët, etj.

Në fazën e dytë do të nisin rrugëtimin 8 më të mirët e audicioneve dhe 8 fituesit e fazës së parë, teksa edhe këtu do të jenë 15 puntata me të njëjtin format, për të kulmuar më 20 nëntor, pikërisht një natë para startit të Botërorit.

Konkurrentët në “La Casa Del Quiz” janë të grup-moshave të ndryshme, nga 12 deri në 51 vjeç, dhe të formimeve të ndryshme, por që i bashkon të gjithë pasioni për futbollin dhe do të testojnë njohuritë në të parin spektakël të përmasave të tilla, që nga viti 1994.

A2 CNN Livestream

Dita jonë