Larg shtëpisë dhe familjes, kamionistët, emigrantët që mbetën të varfër

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 10:23

Larg shtëpisë dhe familjes, kamionistët, emigrantët që mbetën të varfër

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 10:23

Shoferët që drejtojnë kamionët e transportit të mallrave jashtë vendit, mund të cilësohen mjaft mirë edhe si emigrantë mbi rrota. Pasi për shkak të punës janë të detyruar që pjesën më të madhe të kohës ta kalojnë larg familjeve të tyre.

Ndërsa kamioni për ta është edhe puna, edhe shtëpia. Por si ështe të ushtrosh profesionin e kamionistit dhe a ja vlen mundimi dhe sakrifica larg familjes.

Kur edhe pak vite i ndan nga pensioni, kamionistët nuk ngurojnë të shprehen se janë gati të shkojnë të punojnë jashtë vendit pasi pensioni që u del në Shqipëri është i pamjaftueshëm për ta.

Me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë, këta kamionistë janë krenarë që të paktën një jetë pas timonit të kamionit kanë ushqyer familjet e tyre, edhe pse puna dhe sakrifica meritonin shumë më tepër.