Navalny shpreh frikën: Mund të transferohem në burgun e sigurisë maksimale ku të burgosurve iu shqyhen thonjtë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 15:43
navalny 2 1024x576

Navalny shpreh frikën: Mund të transferohem në burgun e sigurisë maksimale ku të burgosurve iu shqyhen thonjtë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 15:43

“Kam dëgjuar se do të më transferojnë në burgun e sigurisë maksimale në Melekhovw, ku të burgosurve u hiqen thonjtë”. Është kjo frika e Alexey Navalny-t, disidentit rus, i cili pret zyrtarizimin e dënimit të fundit, që e sheh atë në qendër të një gjyqi të ri në Rusi.

Kundërshtari i Putinit flet përmes Twitter-it për thashethemet për qendrën e burgut ku ndoshta do të transferohet.

“Të paktën nuk do të kem asnjë justifikim për të përdorur këto emoji”, shkruan ai duke publikuar imazhin e një dore që lyhet.

Më 22 mars, Navalny u dënua me nëntë vjet burg për mashtrim dhe me gjobë prej 1.2 milionë rubla për shpërfillje të gjykatës, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 13 vite burg.