Në mes të spektaklit Real-City, tifozi hyn në fushë me flamurin shqiptar

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 00:39

Në mes të spektaklit Real-City, tifozi hyn në fushë me flamurin shqiptar

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 00:39

Një tifoz me në duar flamurin shqiptar ka hyrë në fushë, në ndeshjen Real Madrid-Manchester City, të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

Menjëherë sapo nisi shtesa prej 30 minutash, tifozi arriti t’i shpëtonte sigurisë së “Santiago Bernabeu”-t dhe u fut në terrenin e lojës, duke shpalosur flamurin kuqezi.

Stjuardët arritën ta largonin brenda pak sekondash dhe ndeshja vijoi normalisht.