“Nuk do të jetë e lehtë, por duhet ta bëjmë”, BE propozon ndalimin e importit të naftës ruse

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 09:18
nafta rus 1280x720

“Nuk do të jetë e lehtë, por duhet ta bëjmë”, BE propozon ndalimin e importit të naftës ruse

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 09:18

Bashkimi Europian u propozon zyrtarisht vendeve anëtare që të ndalojnë plotësisht importimin e naftës ruse.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, prezantoi këtë mëngjes paketën e gjashtë të sanksioneve dhe tha se shtetet anëtare duhet të bëjnë çmos që ta përballojnë këtë situatë.

“Propozojmë ndalimin e naftës ruse. Të jemi të qartë: nuk do të jetë e lehtë. Por thjesht duhet ta bëjmë këtë. Duhet të sigurohemi që do të largohemi gradualisht nga nafta ruse. Për të maksimimizuar presionin mbi Rusinë, ndërkohë që minimizojmë impaktin në ekonomitë tona”, tha Von der Leyen në një postim në Twitter.

Hungaria dhe Sllovakia, të cilat janë shumë të varura nga karburantet ruse dhe nuk kanë alternativa, po kërkojnë përjashtimin e tyre nga kjo masë, ndërsa shtetet e tjera anëtare pritet të propozojnë ndryshime, secila me arsyet e veta.