Peizazhe, legjenda, birra dhe…plazhe, ja pse Irlanda është një destinacion mbresëlënës në çdo stinë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 23:49

Peizazhe, legjenda, birra dhe…plazhe, ja pse Irlanda është një destinacion mbresëlënës në çdo stinë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 23:49

Peizazhe mbresëlënëse, mikpritje mesdhetare me atmosferat e magjishme të veriut të Europës. Këto dhe shumë më tepër karakterizojnë Irlandën, një vend ku historia dhe legjendat bashkëjetojnë në kështjellat e shumta si dhe në tregimet e vjetra në pub-et e Dublinit, përballë birrës karakteristike Guinness.

Por përtej stereotipave, në Irlandë nuk mungojnë edhe plazhet magjepsëse, jeta natës plot shije dhe një ekonomi nga më të përparuarat, ku disa prej kompanive më të mëdha në botë kanë vendosur të ndërtojnë selitë e tyre. Padyshim, një destinacion që preferohet gjithmonë e më shumë, e bukur në çdo stinë.