Peniani nuk ndal provokimet, teston një tjetër raketë në detin e Japonisë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 07:31
034448497 5611add9 c2f0 436b b850 14d9841e7107

Peniani nuk ndal provokimet, teston një tjetër raketë në detin e Japonisë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 07:31

Seuli zyrtar dhe ushtria japoneze bëjnë me dije se Koreja e Veriut ka lëshuar një tjetër raketë balistike drejt Detit të Japonisë.

Lëshimi i kësaj rakete vjen vetëm disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua të forcojë arsenalin e tij bërthamor me ritmin më të shpejtë të mundshëm duke kërcënuar se do ta përdorë atë kundër rivalëve.

Sipas shefit të shtabit të ushtrisë koreano-jugore, raketa u nis nga një bazë ushtarake në Sunan, e cila ndodhet shumë pranë kryeqytetit.

Disa ditë më parë në Korenë e Veriut u mbajt një paradë e madhe ushtarake ku u prezantua një arsenal i shumëllojshëm armatimi, mes të cilëve dhe raketat balistike interkontinentale Hwasong-17, si dhe lëshueset e tyre.