Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Sulm me raketa në një autobus në Donetsk, 10 të vdekur dhe 20 të plagosur

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 20:59 | Bota

Dhjetë civilë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një sulm ushtarak rus goditi një depo autobusi në qytetin Avdiivka, rajoni Donetsk. Këtë e ka bërë të ditur prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.

“Kjo është fytyra e vërtetë e Rusisë: sisteme të shumta raketore lëshuese u qëlluan mbi njerëzit që prisnin transportin publik në Avdiivka. 10 të vdekur, 20 të plagosur. Fotografi të ngjashme të  vrasjeve të paramenduara të civilëve nga ushtarët rusë është dokumentuar në të gjithë Ukrainën:, shkruan kryeprokurorja.

Policia kombëtare ukrainase ka publikuar foto që tregojnë pasojat e sulmit në depon e autobusëve, duke pretenduar se punëtorët e fabrikës prisnin të hipnin në një autobus kur ndodhi sulmi.

“Rusët e dinin saktësisht se ku po synonin”, tha guvernatori i Donetsk, Pavlo Kyrylenko.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu