
Real bën të paimagjinueshmen, përmbys Cityn dhe dërgon sfidën në shtesë
Kur dukej se do të kishim një finale angleze në Champions League, Real Madrid ka treguar edhe një herë tjetër se është “Mbreti” i këtij kompeticioni.
Deri në minutën e 89, madrilenët po humbisnin 1-0 takimin, me golin e vetëm që ishte shënuar nga Mahrez në pjesën e dytë.
Ekipit të Carlo Ancelotti i duheshin dy gola dhe Rodrygo, i ardhur nga stoli, e bëri këtë gjë. Brenda dy minutave (90 dhe 91), sulmuesi brazilian shënoi dy herë, duke përmbysur rezultatin në 2-1 e duke barazuar atë të përgjithshmin në 5-5.