Real Madrid-Manchester City, betejë për vendin në finale

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 14:06
real madrid manchester united 1266x720

Real Madrid-Manchester City, betejë për vendin në finale

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 14:06

Pas spektaklit të duelit të parë, Real Madrid dhe Manchester City kthehen në fushë për sfidën gjysmëfinale të kthimit. Në lojë është bileta drejt finales, aty ku i pret Liverpool. Citizens nisen nga avantazhi 4-3 i ndeshjes së parë, por përballë një skuadre si Los Blancos, me emra si Modrice Benzema asgjë nuk është e garantuar.

Diferenca e një goli në një fushë si Bernabeu është e papërfillshme, me Realin që përballë publikut të vetë ka realizuar përmbysje të mëdha fillimisht me Paris Saint Germain dhe më pas me Chelsea.

“Pas Realit mundtë tërhiqem nga futbolli, por nëse më mbajnë dhjetë vjet në Madrid do të qëndroja padyshim te ky klub. Për momentin mendoj për ndeshjen me City. Jemi të motivuar dhe të përqendruar. Kemi shansin të luajmë një tjetër finale të Champions. Atmosfera është fantastike. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e ndeshjes, por gjithçka është e hapur”, tha Ancelotti, trajner i Real Madrid.

“Ndeshja e parë i takon të kaluarës. E kemi të qartë se për të eliminuar Realin, duhet të paraqitemi në nivel të lart edhe në këtë sfidë. Ancelotti ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ata sapo u kurorëzuan kampionë të Spanjës, ndërsa ne synojmë të fitojmë titullin në Angli”, u shpreh Guardiola, trajner i Manchester City-t.

Kjo do të jetë përballja e tetë ndërmjet dy skuadrave, ku të gjitha ndeshjet janë luajtur në dekadën e fundit. Manchester City ka fituar tre sfidat e fundit kundër Realit dhe me një tjetër sukses, përveç finales do t’i bashkohej emrave prestigjiozë si Ajax e Bayern që i kanë mposhtur madrilenët katër herë me radhë.