Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Reali, i pavdekshëm. Përmbys Cityn kur i duheshin dy gola në minutën e 90 të ndeshjes

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 23:36 | Futboll
Reali, i pavdekshëm. Përmbys Cityn kur i duheshin dy gola në

Real Madrid është finalisti tjetër i Champions League. Kur dukej se do të kishim një finale angleze, pasi deri në minutën e 89 Manchester City kryesonte 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-3, madrilenët realizuan të pamundurën.

Rodrygo, i ardhur nga stoli, përmbysi rezultatin me dy gola brenda dy minutave (90 dhe 91). Sulmuesi brazilian shënoi dy herë pas asisteve të Benzema dhe Carvajal, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes në 2-1 e duke barazuar atë të përgjithshmin në 5-5.

https://a2news.com/2022/05/04/real-ben-te-paimagjinueshmen-permbys-cityn-dhe-dergon-sfiden-ne-shtese/

Në shtesë, Karim Benzema shënoi edhe golin e tretë, pas një 11-metërshi të fituar po vetë, duke dërguar Realin në finalen e madhe të Champions League, ku do të përballet me Liverpool.

https://a2news.com/2022/05/04/ne-mes-te-spektaklit-ne-bernabeu-tifozi-hyn-ne-fushe-me-flamurin-shqiptar/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu