Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rriten vetëvrasjet në aeroplanmbajtësen amerikane, evakuohen marinarët

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 16:55 | Bota
Rriten vetëvrasjet në aeroplanmbajtësen amerikane, evakuohen

Më shumë se 200 ushtarë janë larguar nga aeroplanmbajtësja amerikane “USS George Washington”, pasi në bord u regjistruan disa vetëvrasje, tre të fundit brenda një jave, në muajin prill.

Marina Amerikane tha se detarët janë dërguar në një bazë lokale në Virxhinia, teksa anija, e cila operon me motor bërthamor, vijon procesin e mirëmbajtjes, që parashikohet të zgjasë disa vjet.

Përgjatë 12 muajve të fundit, 7 anëtarë të ekuipazhit kanë vdekur, 4 prej tyre për shkak të vetëvrasjes. Si pasojë, Marina ka nisur një hetim lidhur me klimën dhe kulturën ushtarake në bord.

Oficeri më i lartë komandues në anije, Kapiteni Brent Gaut, u dha leje marinarëve që të largohen dhe që në ditën e parë, më shumë se 200 prej tyre zgjodhën të përfitonin nga vendimi. Aeroplanmbajtësja mund të mbajë deri në 5000 persona në bord, por momentalisht aty kanë mbetur rreth 2700.

Pas ngjarjeve tragjike në prill, Marina vendosi të dërgojë në anije një skuadër të reagimit të shpejtë, ku bëjnë pjesë një psikolog, një këshilltar mendor, dhe një grup me 13 persona të specializuar për ndihmë të shpejtë në raste të tilla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani