Rusët sulmojnë Azovstal me armë termobarike, ushtarët ukrainas në tunele nuk përgjigjen më

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 19:38

Rusët sulmojnë Azovstal me armë termobarike, ushtarët ukrainas në tunele nuk përgjigjen më

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 19:38

Muajin e kaluar, vetë presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar se Mariupoli kishte rënë nën kontrollin e ushtrisë ruse, por që kompleksi siderurgjik i Azovstal ne atë, qytet, ku fshihen qindra, ndoshta mijëra ushtarë dhe civilë ukrainas, nuk do të sulmohej deri sa personat e fshehur në tunelet  e nëndheshme të dilnin vetë nga lodhja dhe uria.

Por Kremlini ka nevojë për një fitore, para paradës së 9 majit në Moskë, dhe kontrolli i plotë i Mariupolit, që faktikisht bashkon territoret e pushtuara në Donbas me ato të Krimesë, mund të shpallet si i tillë, nga propaganda e Putin.

Hedhësi i raketave termobarike TOS-1

Kështu që ditët e fundit kanë filluar bombardime te njëpasnjëshme në drejtim të Azovstalit, fill pas largimit të disa civilëve, qe u lejuan t’i drejtoheshin territoreve të kontrolluara nga Kievi.   

Disa video të shpërndara sot nga portalet afër forcave pro-ruse të Luhanskut, tregojnë sulmet e rënda dhe shkatërrimtare ndaj kompleksit industrial, të kryera me shumë mundësi nga armë termobarike të hedhura nga mjetet TOS-1. Armë shumë të fuqishme, të krijuara enkas për të shkaktuar humbje jetësh, nga momenti që përtej shpërthimit ato shpërndajnë një re karburanti që e bën pothuajse të pamundur frymëmarrjen, edhe në distanca të mëdha nga epiqendra e shpërthimit.

Nuk dihen ende pasojat e këtyre bombardimeve, por ndërkohë kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, deklaroi se janë ndërprerë kontaktet me forcat e batalionit Azov dhe me civilët që ende ndodheshin në kompleks, dhe asnjeri nuk di saktësisht gjendjen e tyre shëndetësore.