SHBA kërkon rusët e mirëarsimuar, Biden: Nëse nuk i kundërshtojmë, diktatorët do të shtohen

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 13:16
MB SHBA RUSIA LUFTA frame 0 1280x720

SHBA kërkon rusët e mirëarsimuar, Biden: Nëse nuk i kundërshtojmë, diktatorët do të shtohen

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 13:16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë që të tërheqin rusët e mirëkualifikuar, të cilët janë larguar nga vendi pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të ndryshojë Aktin e Emigracionit dhe Kombësisë për ta bërë më të lehtë për rusët me arsim të lartë, marrjen e vizave për të punuar në SHBA.

Ndërsa administrata Biden thotë se nuk do të lejojë Moskën që t’i japë një kuptim tjetër “Ditës së Fitores”, që i dha fund luftës së dytë botërore.

Më 9 maj është raportuar se Putin mund të shpallë fitoren në Ukrainë dhe se mund të mbajë një paradë ushtarake.

“Nëse nuk i kundërvihemi diktatorëve, ata do të vazhdojnë të shtohen”. Kështu u shpreh presidenti amerikan Biden gjatë vizitës së fabrikës së raketave antitank Javelin në Alabama, duke iu referuar sërish homologut Putin si diktator.