Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trafik automjetesh të vjedhura, mbeten në burg 6 persona, mes tyre 2 policë

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 13:25 | Aktualitet
Trafik automjetesh të vjedhura, mbeten në burg 6 persona, mes tyre 2

Gjykata e Posaçme la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë persona të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve dy punonjës policie.

Gjykata nuk pranoi kërkesën për zbutje të kësaj mase të bërë nga efektivët e policisë Vojsava Doda e Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

SPAK pretendon se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë