Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ukraina në javën e Europës, ekspozohen punime, lufta në sytë e fëmijëve

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 13:27 | Aktualitet
Ukraina në javën e Europës, ekspozohen punime, lufta në

Shkodra ka mirëpritur javën e Europës në panairin që njeh vizitorët me traditën, kulturën dhe punime karakteristike të vendeve përkatëse.

Mes tendave që përfaqësonin shtete të ndryshme të Europës, ishte edhe ajo e Ukrainës, e përfaqësuar nga ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Përveç punimeve tradicionale dhe objekteve tradicionale ukrainase, në stendë ishin paraqitur edhe foto të gjendjes aktuale të Ukrainës në luftë si dhe punime kryesisht në vizatim dhe piktura të nxënësve të shkollave në Ukrainë për mënyrën se si po e përjetojnë dhe shikojnë ato luftën që u ka ardhur në shtëpi.

Stendën e Ukrainës e ka vizituar edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili pasi shprehu mbështetjen e popullit shqiptar për atë të Ukrainës uroi një përfundim sa më të shpejtë të luftës.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani