Will Smith hapi rrugën, një tjetër komedian sulmohet në skenë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 10:52
Untitled collage 2022 05 04T105017.209 1280x720

Will Smith hapi rrugën, një tjetër komedian sulmohet në skenë

Përditësuar më: 4/5/2022, ora 10:52

Disa javë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, ku aktori Will Smith qëlloi me shuplakë Chris Rock për shkak të një shakaje, një tjetër incident i rëndë u shënua në një skenë.

Kësaj here, objekt i sulmit ishte komediani Dave Chappelle, i cili gjithashtu po performonte shakatë e tij në një event në Los Angeles.

Një fans arriti t’i shmangej sigurisë dhe u lëshua me furi ndaj aktorit për shkak se ai po vinte në lojë transeksualët, por më pas ai u neutralizua dhe ka të dhëna se u rrah nga të pranishmit për veprimin e tij.

Por Chappelle nuk e vuri ujin në zjarr duke vijuar sërish me pjesën e tij të komedisë.