1 në 7 fëmijë probleme me sytë, kontroll për shikimin e nxënësve pranë çdo shkolle

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 15:24

1 në 7 fëmijë probleme me sytë, kontroll për shikimin e nxënësve pranë çdo shkolle

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 15:24

Një në shtatë fëmijë në Shqipëri ka probleme me shikimin. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët pas kontrollit të deritanishëm që po kryejnë te nxënësit e shkollave. Përdorimi  I zgjaturI telefonit dhe mjeteve të tjera elektronike është një nga shkaqet  që 25% e nxënësve kanë nëvojë për syze.

Pavarësisht shqetësimit të prindërve, vetë nxënësit pranojnë qëndrimin më orë të zgjatura ne telefon apo tablet.

Në të gjitha shkollat e vendit ka nisur kontrolli I shikimit të nxënësve të arsimit 9-vjeçar. Nisma e ministrisë së shëndetësisë synon kapjen në kohë të problemeve tek fëmijët deri në moshën 14 vjeç.

Kontrollet e shikimit tek nxënësit do të jenë  periodike. Të gjitha rezultatet pas vizitave do te hidhen në një regjistër elektrik për të patur  të dhëna të sakta për shikimin e fëmijëve të moshës shkollore.