Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Conference League, janë Roma dhe Feyenoord finalistet në Arenën Kombëtare

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 23:00 | Futboll
Conference League, janë Roma dhe Feyenoord finalistet në Arenën

Jose Mourinho dhe Roma vijnë në Tiranë, ku në Arenën Kombëtare do të përballen me holandezët e Feyenoord, që barazuan me Marseille 0-0.   

Në Olimpico të Romës, verdhekuqtë italianë të shtyrë nga 70 mijë tifozë  mposhtën me rezultatin 1-0 anglezët e Leicester, falë golit të shënuar në minutën e 11-të pikërisht nga një britanik, Tammy Abraham me një goditje me kokë spektakolare.

https://a2news.com/2022/05/05/te-gjithe-ne-tirane-tifozet-e-romes-duan-finalen-cmimet-e-avionit-rriten-deri-ne-450-euro/

Goli i Romës ishte edhe një nga rastet e pakta të ndeshjes, që u zhvillua më së shumti në ekuilibër midis palëve.

Ndërkohë, në Marsejë francezët nuk arrijnë të mposhtin holandezët e Feyenoord, që arrijnë barazimin që i vlen finalen e Tiranës.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani