Dita e Dëshmorëve, akullin mes Metës dhe qeverisë nuk e shkrin as patriotizmi

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 12:16

Dita e Dëshmorëve, akullin mes Metës dhe qeverisë nuk e shkrin as patriotizmi

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 12:16

Dita e Dëshmorëve u përkujtua me një ceremonial shtetëror. Prania fizike e zyrtarëve të lartë shtetëror në Varrezat e Dëshmorëve nuk dëshmoi shkrirje të marrëdhënieve ndërmjet Presidentit dhe Qeverisë. Ilir Meta në ceremonialin e fundit si President bëri thirrje për mbrojtjen e sovranitetit.

Kujtimi i dëshmorëve të atdheut bëri bashkë Presidentin me qeverinë. Ilir Meta vuri kurorë me lule për herë të fundit si President i Republikës pranë monumentit “Nënë Shqipëri” ndërsa qeverinë e përfaqësoi zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pasi Edi Rama kishte axhendë jashtë vendit.

Marrëdhëniet e ngrira mes ekzekutivit dhe presidentit nuk u shkrinë as nga temperaturat e lartë e as nga ndjenja patriotike, dëshmuar nga distanca fizike mes Kreut të Shtetit dhe numrit dy të Qeverisë dhe largimit pa asnjë shtrëngim duarsh qoftë edhe formal.

I vetmi nga zyrtarët që u ndal me mediat ishte Presidenti, që vuri theksin te mbrojtja e sovranitetit.

Me këtë mesazh Ilir Meta u largua nga Varrezat e Dëshmorëve si President dhe në ceremonialin e radhës shtetëror, do të rikthehet si politikan me një rivalitet edhe më të fortë me maxhorancën socialiste.