Europa League, Eintracht dhe Leipzig përgatisin finale gjermane

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 13:07
EUROPA LEAGUE PRAG EINTRACHT WEST HAM RANGERS LEIPZIG frame 0 1280x720

Europa League, Eintracht dhe Leipzig përgatisin finale gjermane

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 13:07


Europa League do të mësojë mbrëmjen e sotme finalistët e 18 majit në Ramon Sanchez-Pizjuan të Sevilla.

Prej orës 21:00, do të luhen gjysmëfinalet e kthimit, me Eintracht Frankfurt dhe Leipzig që janë në pozita të favorizuara.

Pas fitoreve në ndeshjet e para, ato synojnë të realizojnë finalen të gjithën gjermane të turneut të dytë për nga rëndësia në Europë.

Eintracht fitoi 2-1 në ndeshjen e parë, të luajtur në fushën e West Ham. Pasi eliminoi Barcelonën, ata janë padyshim surpriza e bukur e këtij edicioni dhe me paraqitjet e realizuara, padyshim që janë kandiduar si pretendentë për fitimin e trofeut.

Të gjithë sytë do të jenë te emra si Kostic, Kamada dhe qendërsulmuesi Borré. Disi më i vështirë misioni i Leipzig, që duhet të mbrojë avantazhin minimal 1-0 në trasfertë me Rangers.

Goli i Tasende në minutat e fundit, vulosi suksesin e gjermanëve, por ndeshja në Skoci pritet të jetë e zjarrtë. Rangers synon të shfrytëzojë faktorin fushë, pasi falë mbështetjes së tifozëve arriti të eliminonte as më shumë e as më pak, por Borussia Dortmund.