Finalja e 26 majit në Tiranë, sot përcaktohen dy skuadrat finaliste të Conference League

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 13:14
KR PRAG CONFERENCE LEAGUE frame 300 1280x720

Finalja e 26 majit në Tiranë, sot përcaktohen dy skuadrat finaliste të Conference League

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 13:14

Sot në mbrëmje do të përcaktohen dy skuadrat finaliste në Conference League. Vëmendja më e madhe është tek dueli Roma-Leicester në Olimpico ku çdo llogari është e hapur.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kryeqytetasit  mund të ndihmohen nga faktori fushë pasi sipas mediave italiane janë shitur thuajse të gjitha biletat dhe pritet që stadiumi Olimpico të gumëzhijë nga tifozët.

Roma nuk po kalon një formë të mirë në kampionatin italian pas, kjo u pa dhe ne javën e fundit pas barazimit pa gola me Bolonjen . Megjithatë siç theksoi dhe tekniku Jose Mourinho në konferencën për shtyp, fokusi dhe objektivi primar do të jetë Conference League.

Vetëm Henrikh Mkhitaryan do të jetë mungesë e sigurt për teknikun portugez. Shpresat e italianeve janë tek  Tammy Abraham i cili shpreson të rikthehet tek goli pas 9 ndeshjesh.

Nga ana tjetër Leicester e sheh këtë duel si shpëtimin e vetëm të sezonit , pasi në Premier League praktikisht çdo gjë është e mbyllur. Në duelin tjetër , Feynoord ka hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë me Marseille. 

Megjithatë asgjë nuk është e sigurt pasi francezët kanë treguar në shtëpinë e tyre janë dhe më të fortë për këtë dueli pritet të jetë shumë i fortë. Dy sfidat gjysmëfinale do të luhen sot në mbrëmje në orën 21:00 për t’u caktuar aty dy skuadrat që do të udhëtojnë në Tiranë për finalen e madhe në 26 maj.