Grupi i PD, vetëm 22 deputetë i përgjigjen Alibeajt, presidenti tema e mbledhjes

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 12:20

Grupi i PD, vetëm 22 deputetë i përgjigjen Alibeajt, presidenti tema e mbledhjes

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 12:20

Vetëm 22 deputetë morën pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD duke mos formuar as kuorumin e duhur për të marrë vendime  edhe pse Enkelejd Alibeaj i kishte njoftuar të gjithë deputetët përveç Sali Berishës.

Teksa komisioni i Rithemelimit e kishte cilësuar nul këtë mbledhje e i kujtonte Alibeaj se është shkarkuar si kreu i grupit parlamentar, ky i fundit nuk I konsideronte deklaratat e tyre

Kryefjala e këtij takimi  ishte çështja e presidentit  ku një pjesë e  deputetëve prezent në takim kërkuan që PD të ulej në tryezë me socialistët, por të mos përdoreshin nga ata e për këtë pas përfundimit të mbledhjes Alibeaj tregoi para mediave se si do të veprojë

Pak më parë, nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji theksoi se kjo mbledhje është thirrur pa vendim kryesie të grupit e për këtë ai u zotua se do të ushtrojë postin e tij për të bashkuar deputetët në një mbledhje të vetme

Teksa Komisioni i Rithemelimit mbledh sot për herë të parë Këshillin Kombëtar ku anëtarë është edhe Alibeaj, ky i fundit deklaroi se nuk bëhet pjesë e institucioneve paralele në PD.