Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kurti: Vuçiç nuk distancohet as nga Milosheviçi e as Putini

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 10:01 | Kosova
Kurti: Vuçiç nuk distancohet as nga Milosheviçi e as Putini

Gjermania bëri të mundur rikthimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. I emëruari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, priti të mërkurën mbrëma, në një darkë joformale, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Faleminderit Qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkruan zyrtari i Brukselit në një mesazh në Twitter.

Pas darkës, Vuçiç nuk dha një version të tijin për ecurinë e darkës me Kurtin, por vetëm falenderoi qeverinë gjermane për organizimin e këtij raundi të dialogut.

Nga ana tjetër, Kurti bëri me dije se darka joformale ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Në një prononcim për televizionin publik RTK, Kryeministri akuzoi presidentin Vuçiç se nuk po distancohet nga politika e Slobodan Milosheviçit dhe as nga politika e presidentit rus, Vladimir Putin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë