Mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj: Me kënaqësi pashë konsensus, për presidentin do marrim pjesë por nuk do të përdoremi

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 21:13
5 MAJ DITARI 19 00 P1 CL frame 31805 1280x720

Mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj: Me kënaqësi pashë konsensus, për presidentin do marrim pjesë por nuk do të përdoremi

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 21:13

Alibeaj pas mbledhjes së grupit parlamentar në PD, që ai kryeson, ka deklaruar pikat me të rëndësishme, duke thumbuar gjithsesi edhe vendimet e Rithemelimit.  

“Falënderoj të gjithë kolegët e mi, për sensin e përgjegjshmërish për të përballur këtë proces të rëndësishëm që teston qasjen e vetë PD-së. Secili nga deputetët dha opinionin e tij, me kënaqësi pashë konsensus, lamë që do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë, edhe për aspektet organizative”. Alibeaj tha se “ deputetëve iu kërkua që në lidhje për zgjedhjen e presidentit të ofrojmë kriteret si e imagjinojnë ata, si duhet të jenë virtytet morale të tij”.

Kreu i grupit parlamentar të Demokratëve sqaroi se “ kolegët i bënë të qartë dy pika, që do të marrin pjesë në votim por nuk do të përdoren, duhet të sjellim në kushtet e normalitetit institucional të paktën këtë post. Pjesëmarrja jonë të jetë e tillë që të nderoi ata që na kanë votuar, kurrsesi duke qenë fasadë”.

Pyetjeve mbi mungesën e kuorumit gjatë mbledhjes, ai u përgjigj se “grupi parlamentar i PD numëron 36 deputetë, shumë prej tyre kishin impenjime të tjera, por edhe për deputetët që e tjerë do t’i afrohen argumentet e diskutuara sot, që të shprehin opinionin e tyre. Mos i konsideroni dele deputetët e PD-së, qëndrimet e deputeteve janë të qarta”.

Komisioni i Rithemelimit ka shpallur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, por Alibeaj a anashkalon atë. “Këshilli Kombëtar i PD nuk ka mbledhje nesër, edhe pse e kuptoj pyetjen. PD ka kryesinë e saj, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin e zgjedhur, po të flisni për situata paralele është diçka tjetër. Nuk duhen marrë masa që çojnë tek ndarja. Personalisht nuk dua të flas dhe t’i hedh dru zjarrit”.