Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mënyra e jetesës, shqiptarët nuk heqin dorë nga fast-food 

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 12:55 | Aktualitet
Mënyra e jetesës, shqiptarët nuk heqin dorë nga

Në rrugët e kryeqytetit është e vështirë të mos shohësh qytetarë duke konsumuar ushqime të shpejta.

Dikush ha duke ecur, dikush ulur, ndërsa prindërit thuajse nuk kursehen duke u blerë fëmijëve picë apo sanduiç. Në të gjithë këtë panoramë në jetën e vrullshme te Tiranës, spikasin të rinjtë si konsumuesit më të mëdhenj të ushqimeve të shpejta.

Familjarët e veçanërisht moshat e treta duket ta kenë kuptuar gabimit e ushqimit të tepërt, me bazë brumi apo yndyrnash.

Këtu nuk jemi në një fast food, por në një restorant kateringu, aktivitet që mori hov veçanërisht me nisjen e pandemisë.

Për të kuptuar nëse ka një ndërgjegjësim për rreziqet e obezitetit i pyesim se çfarë porosish u vijnë më shumë nga qytetarët

Kaloritë e marra gjatë ditës nuk harxhohen, e për rrjedhojë shtimi në peshë është i pashmangshëm. Aktiviteti fizik dhe palestrat janë terapia më e shëndetshme për të humbur peshë. Kush e ka të pamundur ecjen apo vrapin në natyrë, zgjedh aktivitete të ndryshme sportive apo palestrën.

Mesatarisht 30 deri në 60 minuta aktivitet ditor janë të këshillueshëm për të pasur një trup të shëndetshëm, shoqëruar edhe me ushqime të përzgjedhura për mos të shtuar peshë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë