Në “kthetrat” e “Shqiponjave” dy persona në Fier, kapen me heroinë

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 10:16
policia arrestim durres 946x579

Në “kthetrat” e “Shqiponjave” dy persona në Fier, kapen me heroinë

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 10:16

Dy persona janë vënë në pranga në Fier pasi janë kapur me heroinë.

Bëhet e ditur në pranga janë vënë L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B. alias K. B., banues në Levan, Fier, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në automjetin tip “Benz”, me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.