“Nuk më njeh Komisioni i Rithemelimit? E çfarë pastaj?”

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 17:20

“Nuk më njeh Komisioni i Rithemelimit? E çfarë pastaj?”

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 17:20

Enkelejd Alibeaj, nga selia e Partisë Demokratike, ku ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, deklaroi se nuk i intereson aspak se Komisioni i Rithemelimit e konsideron nul këtë mbledhje.

“Nuk më njeh Komisioni i Rithemelimit? E çfarë pastaj? Grupi parlamentar ndjek agjendën parlamentare dhe ky grup parlamentar e ka për detyrim që ta ndjekë. Rregullorja e grupit parlamentar thotë se mbledhjet e grupit thirren dhe drejtohen nga kreu i grupit parlamentar”, tha Alibeaj.

“Ajo që është e rëndësishme është që për çështje, qoftë edhe minore, do të duhet të respektohet zëri i secilit deputet”, shtoi Alibeaj.