Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Oferta e Kinës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 17:08 | Bota
Oferta e Kinës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kina u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bashkëpunojnë për të arritur paqen në Ukrainë.

“Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe SHBA duhet të punojnë së bashku me pjesën tjetër të komunitetit ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje të shpejtë për krizën në Ukrainë. Ne duhet të punojmë së bashku për të arritur një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur, për të rritur ndihmën humanitare për Ukrainën dhe për të mbrojtur civilët”, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Kineze në SHBA.

Deklarata kineze vjen pasi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, kritikoi "neutralitetin e Kinës të prirur ndaj Moskës", dhe paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmerrte gjithashtu veprime kundër gjigantit aziatik nëse vendos të mbështesë përfundimisht Rusinë.

“Jo vetëm që nuk e kemi parë Kinën të dënojë siç duhet brutalitetin që forcat ruse po përdorin në Ukrainë kundër popullit ukrainas, por kemi dëgjuar disa nga zyrtarët më të lartë të Kinës të përsërisin disa nga propagandat më të rrezikshme që kanë dalë nga Kremlini”, thonte Price.

Në deklaratën e sipërpërmendur, Kina i është përgjigjur Uashingtonit se pozicioni i saj është "i paanshëm, objektiv dhe i paqortueshëm" dhe se "dezinformimi" i Shteteve të Bashkuara për Pekinin nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit ukrainas: "Kur bëhet fjalë për përhapjen e dezinformatave, Amerika duhet të reflektojë seriozisht për veten. Thashethemet janë përhapur nga zyrtarët dhe mediat amerikane”.

Në të njëjtën deklaratë, Kina ka shfrytëzuar rastin për t'i kujtuar Uashingtonit gjithçka që “nuk është dezinformim”: “Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar luftëra në Irak, Afganistan dhe Siri, duke vrarë 335 000 civilë. Ky nuk është lajm i rremë. Shumica dërrmuese e vendeve në botë janë në favor të zgjidhjes së konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës përmes dialogut dhe negociatave dhe asnjë prej tyre nuk dëshiron që situata të përshkallëzohet apo edhe të dalë jashtë kontrollit. As ky nuk është lajm i rremë”.

Pavarësisht se Kina pretendon të mbajë një pozicion të paanshëm përballë konfliktit të Ukrainës, marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë më afër Moskës. Edhe në këtë luftë. Më 30 mars, më shumë se një muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, ministrat e Jashtëm të Moskës dhe Pekinit u takuan në Kinë. Wang Yi, ministri i Jashtëm kinez, tregoi se "Kina është e gatshme të punojë me Rusinë për të sjellë marrëdhëniet kino-ruse në një nivel më të lartë në epokën e re". Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se të dyja vendet ishin të gatshme t'i jepnin fund hegjemonisë së Shteteve të Bashkuara dhe të krijonin një rend të ri botëror "multipolar, të drejtë dhe demokratik".

https://a2news.com/2022/03/30/rusia-dhe-kina-pjese-e-rendit-te-ri-boteror-demokratik-dhe-te-drejte/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani