Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Pendesa e perëndive”, trafikimi i qenieve njerëzore dhe perënditë në romanin e ri të Gazmend Mahilit

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 15:44 | Aktualitet
“Pendesa e perëndive”, trafikimi i qenieve njerëzore dhe

Pendesa e perëndive” është romani më i ri në letërsinë shqipe. Autori Gazmend Mahili rikthehet sërish te lexuesi shqiptar e tani me një temë pak të prekshme në letrat shqipe. Ky roman për trafikimin e qenieve njerëzore, dinjitetin dhe lumturinë prezanton edhe një stil të veçantë të autorit.

Cilësitë e prozës së Gazmend Mahilit, e cila dallohet për thellësi mendimi dhe një psikologji universale vijnë edhe në veprën e pestë të këtij autori. Kështu do ta cilësonin pedagogët dhe kritikët që prezantuan bashkë me autorin romanin më të ri në lëmin e letrave shqipe. “Pendesa e perëndive” është një roman për vajzat dhe gratë, do të theksonte autori.

Jo vetëm tema e trafikimit dhe ajo përpjekjes për të ecur në rrugën e ëndrrave, por edhe stili i këtij romani është vlerësuar tejet unik nga të pranishmit dashamirës të veprës së Mahilit.

Nga parathënia e Diana Çulit, botuesja veçoi stilistikën që sjell ky roman në gjuhën shqipe.

Autori jeton përtej kufijve të Shqipërisë, por me anë të librit dhe letërsisë arrin të shkrijë kufijtë e të komunikojë me lexuesin e tij. Rikthehet herë pas here e gjithmonë në prozë.

“Madhështia e mbrapshtë” është novela e parë e botuar. Pas saj, vjen përmbledhja me tregime e novela nën titullin “Largësi të kaltra” dhe “Humbësit e dëshirave” si romani që ndiqet nga titulli i prezantuar tanimë në Tiranë nën titulli “Pendesa e perëndive”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë