Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Përmbyset ambulanca në Korçë

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 19:27 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën jugore të qytetit të Korçës, në afërsi të rrethrrotullimit të Varrezave të Qytetit.

Në aksident është përfshirë një autoambulancë e shërbimit spitalor të Korçës si dhe një mjet tjetër ku po udhëtonin drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer. Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme të shumta materiale.

Përplasja e të dy mjeteve ka ndodhur në dalje të këtij rrethrrotullimi dhe ndaj për këtë edhe ekspertët e qarkullimit rrugor po hetojnë për shkaqet.

Paraprakisht dyshohet që mjeti që vinte nga fshati Drenovë ka goditur autoambulancën e cila në momentin e përplasjes ka qenë duke dalë nga rrethrrotullimi për të hyrë në një rrugë të qytetit që të çon në drejtim të spitalit.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë në një nga bulevardet kryesore të Korçës, një tjetër autoambulancë u përfshi në një aksident automobilistik.

Rrethrrotullimi i unazës tek Varret Publike është bërë shpesh herë burim aksidentesh për shkak të  mungesës së ndriçimit në këtë pjesë të unazës juglindore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu