Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti i ri, Rama: Nëse opozita propozon emër të pëlqyeshëm do e miratojmë

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 12:28 | Politikë
Presidenti i ri, Rama: Nëse opozita propozon emër të

Emri i presidentit të ri mund të dalë edhe nga propozimet e opozitës. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së partisë, kryeministri Rama deklaroi se socialistët janë të gatshëm të votojnë edhe një emër që nuk propozohet nga radhët e tyre, nëse ai është i pëlqyeshëm.

Nëse do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të japim 100% miratimin tonë. Nëse nuk do të ketë kandidaturë të pëlqyeshme, do të bëjmë propozimet tona. Nëse atyre i pëlqen një propozim i yni, do të kemi mbështetjen e tyre. Nëse jo, falë ndryshimeve kushtetuese që u bënë në 2008, janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do të ketë një president normal.

Kryeministri hodhi sërish poshtë Raportin e Reporterëve pa kufij për lirinë e shtypit në vend, që e cilësonte median shqiptare si më të kufizuar se një vit më parë.

Për mua, raportet që meritojnë të lexohen janë shumë pak dhe nëse dëshironi mund t’jua numëroj duke filluar nga Raporti i Progresit të Bashkimit Europian, ku një grup i tërë njerëzish punojnë 24 orë në 7 ditë pa pushim për të përgatitur raportin bazuar mbi fakte dhe argumente, jo mbi perceptime apo agjenda të përcaktuara.

Të njëjtën qasje kryeministri ka dhe për reportazhet e huaja, ku më i fundit nga gjermania ZDF e cilësonte një pjesë të politikës shqiptare si të lidhur me krimin e organizuar.

“Kam parë shumë nga këto reportazhe, por di të them vetëm kaq, që faktet janë ato që kanë rëndësi për mua, provat janë ato që kanë rëndësi për mua. Faktet dhe provat i keni në të gjitha raportet e progresit të Bashkimit Europian. Pastaj, liria e medias dhe reportazhet e lira janë një çështje që ka problematikën e vet kudo, edhe në Gjermani”.

I pyetur nëse qeveria do të ndalojë turistët rusë të vijnë në Shqipëri, kryeministri Rama deklaroi se një vendim i tillë do të merrej vetëm nëse sanksionohet më parë nga Bashkimi Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani