Rreziku nga ndotja, 50 organizata mjedisore ngrenë alarmin: Rrezikojmë të humbim shumë

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 20:26

Rreziku nga ndotja, 50 organizata mjedisore ngrenë alarmin: Rrezikojmë të humbim shumë

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 20:26

Shqiptarëve iu kanosen shumë rreziqe. Ndotja e mjedisit, sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, është njëri prej tyre.

Këtë shqetësim e ndanë në një deklaratë të përbashkët edhe 50 organizata me fokus mbrojtjen e mjedisit.

Ndërkohë, përfaqësues të organizatave mjedisore ngrenë shqetësimin e mosndëshkimit të krimeve mjedisore, të cilat janë bërë edhe më të shpeshta si pasojë e pandemisë Covid-19.

Orientimi i vendit drejt energjisë së pastër, përfshirë atë nga burime të erës dhe diellit, është një nga sugjerimet e organizatave mjedisore në luftën ndaj ndotjes.