Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Sanksionet e reja ndaj Rusisë, Biden do ta diskutojë çështjen me liderët e G7

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 14:21 | Bota
Sanksionet e reja ndaj Rusisë, Biden do ta diskutojë

7 ekonomitë më të mëdha të botës po vlerësojnë ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë, për ta dënuar për luftën në Ukrainë. Presidenti amerikan, Joe Biden, do të bisedojë me liderët e tjerë të G7-ës lidhur me këtë çështje.

“Sa i përket shtimit të sanksioneve ne jemi gjithmonë të hapur. Kam qenë në konsultime dhe do të flas me anëtarët e G7ës këtë javë se çfarë do të bëjmë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, diskutimet në Bashkimin Europian për paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë nuk po shkojnë dhe aq mirë. Hungaria ka rezerva sa i përket ndalimit total të importit të naftës nga Rusia pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike

A2 CNN Livestream

Dita jonë