Sekretari amerikan i Shtetit infektohet me koronavirus

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 07:11
blinken 1 1280x720

Sekretari amerikan i Shtetit infektohet me koronavirus

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 07:11

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken rezultoi pozitiv me Covid në testin e fundit të kryer prej tij.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Ky i fundit saktësoi se kreu i diplomacisë amerikane ka simptoma të lehta, por do të izolohet në shtëpinë e tij,  nga ku do të vazhdojë të kryejë detyrat e ti në distancë.