Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Shi” bombash në metalurgjikun e Azovstalit, raportohet betejë e përgjakshme

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 11:05 | Bota

Ushtria ruse ka intensifikuar më tej operacionin e saj ushtarak në metalurgjikin e Azovstalit në Mariupol, një nga zonat e fundit qëndrestare të ushtrisë ukrainase në jug të Ukrainës.

Prej mbrëmjes së djeshme, kur u evakuuan rreth 100 civilë, avionët rusë kanë bombarduar intensivisht uzinën e çelikut, madje trupat ruse kanë hyrë disa herë brenda territorit të Azovstal.

Sipas dëshmive, zona është kthyer në një ferr të vërtetë ku bombat ruse vijojnë të bien pa pushim mbi zonën e fortifikuar ndërkohë që beteja mes dy palëve nuk ka të ndalur.

Të dhënat nga zyrtarët ukrainas janë kontradiktore, ku disa prej tyre shprehen se kanë humbur kontaktet me luftëtarët e brigadës Azov, që udhëheqin prej muajsh rezistencën në këtë rajon.

Më herët, Kievi zyrtar kërkoi korridore të tjera humanitare për evakuimin e civilëve të bllokuar në tunelet e Azovstalit, kërkesë që në parim është pranuar nga rusët, por që nuk është zbatuar në terren.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu