Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 13:39

Shqipëria dhuron 1 milion euro për Ukrainën

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 13:39

Qeveria shqiptare do të dhurojë 1 milion euro në ndihmë të Ukrainës në Konferencën e donatorëve.

“Shqipëria është një vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurisë të OKB-së, ku jemi dhe bashkëpenmbajtës me SHBA-të për Ukrainën dhe në koordinim me vendet e tjera, po japim kontributin tonë në inicimin e takimeve dhe dokumentimin e ngjarjeve të luftës në ndihmë të Ukrainën. Nga ana tjetër, në mënyrë bilaterale, kemi qenë ndër të parët që kemi kontribuar me municione për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Gjithashtu kemi rregulluar anën ligjore për të lejuar ukrainasit për të ardhur në vendin tonë për një periudhë kohe nëse dëshirojnë. Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që kjo nuk do të ndryshoje fatin e luftës, apo rindërtimin e vendit, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për të dy si kryeministrin polak ashtu dhe atë të Suedisë që na bëri pjesë të kësaj konference. Ne do të bëjmë më të mirën për ukrainasit dhe Ukrainën me qëllim përfundimin e luftës dhe arritjen e  paqes sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Rama në konferencën e donatorëve.

Që në fillim të luftimeve, Shqipëria ka qenë në mbështetje të Ukrainës, ndërsa këtë të martë, presidenti i Ukrainës foli në parlamentin shqiptar, ku ndër të tjera falënderoi vendin tonë për mbështetjen.

Ndër të tjera, Zelensky kërkoi mbylljen e porteve për anijet ruse dhe ndalimin e turistëve nga Rusia.