Të gjitha zhgënjimet e Guardiolës në Champions League

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 16:19
CA4GAXN7CGIAWUMBLEXTDSLFSI 1280x720

Të gjitha zhgënjimet e Guardiolës në Champions League

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 16:19

Në futbollin modern Pep Guardiola është cilësuar si një prej trajnerëve më të mirë. Kjo edhe pse ka 11 vjet që nuk e fiton Champions. Përpos dy triumfeve me Barcelonën, në sezonet 2008–09 dhe 2010–11, gjeniu i tiki-takas ka përjetuar zhgënjime të mëdha.

Seria negative nisi më 20 prill 2010, në gjysmëfinalen Inter-Barcelona. Maicon e Milito në harkun e 13 minutave, i dhanë zikaltërve suksesin 3-1, që ishte vendimtar, duke qenë se katalanasve nuk u mjaftoi fitorja 1-0 në ndeshjen e kthimit.

Më 29 prill 2014, në krye të Bayern Munchen, Guardiola u eliminua nga Real Madrid. Pas humbjes 1-0 në Madrid, bavarezët u thyen 4-0 edhe në shtëpi. Në atë ndeshje, Sergio Ramos realizoi dy herë, ndërsa Cristiano Ronaldo një gol. Një vit më pas, më 12 maj 2015, Bayern u eliminua në gjysmëfinale nga Barcelona. Dy gola nga Leo Messi dhe rrjeta e Neymar në ndeshjen e parë bën të pavlefshme fitoren 3-2 të Guardiolës në sfidën e kthimit.

Më 4 prill 2018, këtë herë në stolin e Manchester City,trajneri u dorëzua në çerekfinale përballë Liverpool. Pas fitores në ndeshjen e parë, në takimin e kthimit Reds shënuan tre gola nga minuta e 12-të deri në të 31-ën.