Tempulli Satanik kërkon të valëvisë flamurin në godinën e bashkisë

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 10:25
220504173451 satanic temple flag 02 exlarge 169

Tempulli Satanik kërkon të valëvisë flamurin në godinën e bashkisë

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 10:25

Tempulli Satanik në shtetin Masaçusets kërkon që flamuri i tij të valëvitet në godinën e bashkisë së Bostonit. Kërkesa bazohet në një vendim të Gjykatës Supreme këtë javë, sipas të cilit këshilli bashkiak kishte shkelur të drejtat kushtetuese të një grupimi të krishter, duke i mohuar ngritjen e flamurit.

Sipas një kopjeje të kërkesës së Tempullit Satanik, bazuar në këtë vendim të gjykatës, grupimi po kërkon që qyteti të lejojë valëvitjen e flamurit të tij në datat 23-29 korrik, ku sipas tyre shënohet “Java e Vlerësimit Satanik”.

Një zëdhënës i zyrës së kryebashkiakes së Bostonit, Michelle Wu, tha për CNN se autoritetet lokale po e lexonin me kujdes vendimin e gjykatës dhe në të ardhmen, vendimet e këshillit bashkiak do të merren bazuar tek ai.

Zyrtarisht, Bostoni nuk pranon më ngritjen e flamujve të shoqatave apo organizatave të ndryshme që prej 19 tetorit 2021. Por të hënën Gjykata Supreme tha se ky vendim shkel të drejtat e Amendamentit të Parë të Kushtetutës Amerikane dhe këshilli bashkiak nuk mund të diskriminojë askënd bazuar mbi pikëpamjet fetare.

Tempulli Satanik është themeluar në vitin 2013 dhe është e vetmja shoqatë satanike e që ka marrë njohje federale në Shtetet e Bashkuara.