Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vdekja e të riut në komisariat, Presidenti Meta: E papranueshme që një qytetar humbasë jetën brenda institucioneve shtetërore

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 11:52 | Politikë
Vdekja e të riut në komisariat, Presidenti Meta: E papranueshme

Presidenti Ilir Meta reagoi të enjten për ngjarjen tragjike të një dite më parë në Kavajë, ku një i ri humbi jetën brenda komisariatit të policisë, sipas dyshimeve paraprake për shkak të vetëvrasjes.

“Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës. Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese”, tha Presidenti në një status në Facebook.

“Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!”.

Për ngjarjen e rëndë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të ditur se janë mbyllur hetimet paraprake, sipas të cilave, 31-vjeçari ka varur veten me lidhëset e kapuçit. Për këtë rast, janë arrestuar 3 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli