Vetëvrasja në komisariat, arrestohen 3 efektivë. Babai: Më thanë do ta sjellim djalin

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 16:04

Vetëvrasja në komisariat, arrestohen 3 efektivë. Babai: Më thanë do ta sjellim djalin

Përditësuar më: 5/5/2022, ora 16:04

Tre punonjës policie u arrestuan lidhur me ngjarjen e rëndë në komisariatin e Kavajës ku një 31-vjeçar u vetëvra. Sipas agjencisë mbikëqyrjes policore i riu Ilvi Meta u vetëvra me lidhësen e bluzës që mbante veshur ndërsa për mosrespektim të procedurave të policisë dhe shpërdorim detyre në pranga ranë  Bexhet Berberi, Rushit Kola dhe Petrit Brahimaj.

Komisaret e patrullës së përgjithshme nuk ishin kujdesur qe i riu të mos kishte asnjë send vetjak që mund t’i rrezikonte jetën enë këtë mënyrë duke parandaluar ngjarje të tilla.

Ilvi Metaishte arrestuar pasditen e së së mërkurës me vendim të gjykatës së Kavajës si person i dyshuar për vjedhje. Ai njihej nga policia lokale si person me precedentë penalë në këtë fushë ndërsa nga raporti i mjekësisë ligjore, në trupin e tij, nuk u gjetën shenja dhune.

Veç detyrave të policisë, kushtet e komisariateve dhe dhomave të shoqërimit janë bërë objekt i ngjarjeve të tilla së fundmi. Në komisariatin e Kavajës  dy vite më parë avokati i popullit lëshoi disa rekomandime, mes të tjerave mungesa e dhomës së mjekut, por edhe prania e psikologut, që ngjarje të tilla të parandalohen.