Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

13 vite më vonë, Ovrebo pranon: Duhet të kisha dhënë një penallti për Chelsea

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 13:53 | Futboll
13 vite më vonë, Ovrebo pranon: Duhet të kisha dhënë

Tom Henning Ovrebo hyri në historinë e futbollit për gjysmëfinalen Chelsea-Barcelona, të vitit 2009, ndeshjen e mbushur me polemika dhe me protesta të furishme nga ana e lojtarëve vendas.

Kjo përballje është rikthyer në vëmendje për shkak të deklaratave të ish-arbitrit, 13 vite pas gjykimit që Jose Mourinho e cilësoi skandaloz në atë kohë.

Për “Daily Mail”, norvegjezi pranon se londinezët e meritonin një penallti atë ndeshje: “Jam i bindur që unë si arbitër do ta kisha më të lehtë nëse Iniesta nuk do të shënonte në fund të ndeshjes golin që i dha kualifikimin Barçës. Chelsea do të shkonte në finale dhe tifozët do të festonin nëpër locale. Do të thonin “arbitri duhet të na jepte 2-3 penallti, por rëndësi ka që shkuam në finale”. Nuk do të merreshin shumë me arbitrimin nëse nuk do të eleminoheshin. Nuk mendoj se Chelsea meritonte 4-5 penallti, por një 11-metërsh duhet të ishte akorduar”.

https://www.youtube.com/watch?v=TFWOrY_kd9c

A2 CNN Livestream

Dita jonë