Armët bërthamore, Ministria e Jashtme e Rusisë del me sqarim

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:47
berthamore

Armët bërthamore, Ministria e Jashtme e Rusisë del me sqarim

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 15:47

Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë. Këtë e konfirmoi Ministria e Jashtme e Moskës, duke akuzuar ata që sugjeruan se Moska mund të nisë një sulm bërthamor për “gënjeshtra të qëllimshme”.

Alexey Zaitsev, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, u shpreh: “Siç e kam thënë tashmë, neve na është dashur vazhdimisht të hedhim poshtë supozimet rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia gjatë operacionit të saj special ushtarak në Ukrainë. Kjo është një gënjeshtër e qëllimshme. Rusia i përmbahet me vendosmëri parimit se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe një e tillë nuk duhet të fillojë. Vitin e kaluar, ishte Rusia ajo që ishte në gjendje të bindte Shtetet e Bashkuara dhe më pas të gjithë pesëshen bërthamore, të riafirmonin aderimin e tyre ndaj këtij parimi”.

“Rusia është e vetëdijshme për rreziqet reale të kërcënimit që vjen nga sjellja e papërgjegjshme në këtë fushë. Skenarët për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore nga Rusia janë të përcaktuara qartë në dokumentet doktrinore ruse. Ato nuk janë të zbatueshme për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në operacionin special ushtarak në Ukrainë”, shtoi zëdhënësi.