Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Berisha: Pa kundërshtar, referendum për kreun e PD

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 13:32 | Politikë
Berisha: Pa kundërshtar, referendum për kreun e PD

Sali Berisha, në një konferencë shtypi këtë të premte, foli edhe për mundësinë që ai mund përfundojë si kandidat i vetëm në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike më 22 maj.

Ai u shpreh se në rast se nuk do të ketë rivalë në garën e 22 majit, atëherë do të jetë një referendum ku demokratët do të votojnë nëse duan që Sali Berisha ta drejtojë partinë apo jo.

“Më 22 maj, nëse zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo zgjidhja ime”, tha Sali Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani