Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Darka Kurti-Vuçiç, kryeministri i Kosovës: Nuk kemi pasur gjella të ndryshme, barazi mes palëve

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 11:57 | Kosova
Darka Kurti-Vuçiç, kryeministri i Kosovës: Nuk kemi pasur

“Në atë darkë nuk kemi pasur gjella të ndryshme, pra ka pasur barazi të palëve dhe i kemi diskutuar temat në dritën e takimit të 13 majit midis kryenegociatorëve”.

Kështu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dha detaje të reja lidhur me darkën e tij joformale në Berlin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Shefi i qeverisë shtoi se gjatë bisedës ka mbrojtur interesin e shtetit të tij dhe për bazë ka pasur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Gjatë konferencës për media me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht, Kurti u shpreh optimist për një marrëveshje për çështjen e targave me Serbinë dhe për energjinë në veri të Kosovës.

“Më 13 maj unë, shpresoj se përfundimisht do t’i kemi marrëveshjet edhe për zgjidhjen reciproke për targat e automjeteve, çështjes së mos pagesës së energjisë në veri të Kosovës dhe po ashtu nevojës për përshpejtim të çështjes së zbardhjes së fatit të pagjeturve.”

Kurti shtoi se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër të marrëveshjes finale njohjen reciproke dhe i bëri thirrje sërish presidentit Vuçiç të distancohet nga politikat e Millosheviçit dhe Putinit. Gjithashtu njoftoi se ka diskutuar me qeverinë e Berlinit për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës për aspiratat e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Europian.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu