Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Derbi vlen titullin, Partizani kërkon t’i prishë festën Tiranës

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 14:55 | Futboll
Derbi vlen titullin, Partizani kërkon t’i prishë festën

Një derbi historik. 90 minuta betejë në fushë, që vlejnë sa i gjithë sezoni. Tirana kërkon të shpallet matematikisht kampione në derbi. Një mënyrë për t’u hakmarrë për 12 majin e vitit 2019, kur me fitoren 2-1 ndaj bardhebluve, Partizani u kthye te titulli pas 26 vjetëve mungesë. Të kuqtë kërkojnë që ajo ngjarje të mos përsëritet dhe nuk e fshehin dëshirën t’i prishin festën rivalëve.

“Do të ishte më mirë të luhej derbi në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Aty kemi dalë kampionë dhe kemi fat. Por, autoritetet nuk morën përsipër organizimin e ndeshjes aty dhe u detyruam ta zhvillojmë ndeshjen në Elbasan. Unë nuk merrem se çfarë mendon Tirana dhe kur ata duhet të shpallen kampionë. Tirana ka ndeshje të tjera për të dalë kampione”, tha Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

Edhe pse ecuria e javëve të fundit nuk ka qenë më e mira, Tirana mbetet optimiste, pas përballjeve direkte me Partizanin.

“Të dyja ekipet kanë dy kampionate, brenda një kampionati. Është trofeu dhe vendi i parë, por është dhe derbi që është si një trofe. Do të jetë një ndeshje ndaj një rivali historik dhe do të bëjmë më të mirën tonë. Në përballjen me kundërshtarin tonë këtë sezon jemi me dy fitore dhe një barazim dhe shpresojmë që këtë ecuri ta vazhdojmë”, u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Derbi Partizani-Tirana do të luhet këtë të shtunë në orën18:45 në Elbasan Arena.

A2 CNN Livestream

Dita jonë