Edi Paloka shpallet kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 19:53
paloka 1280x720

Edi Paloka shpallet kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 19:53

Edi Paloka shpallet kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ish-kreu i grupit parlamentar morri 132 vota përballë kandidates tjetër, ish-deputetes Eleina Qirici, e cila mori 79 vota.

Më parë, delegatët e Kuvendit zgjodhën 150 anëtarët e Këshillit, të cilëve do t’u bashkëngjiten automatikisht edhe deputetët e PD-së, kryetarët e degëve dhe personalitetet e PD-së që kanë mbajtur poste të larta shtetërore.

Këshilli i ri Kombëtar është organi i cili pritet të zgjedhë kryesinë e Partisë Demokratike, së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë, si nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm. I vetmi post vakant për disa kohë do të vijojë të jetë ai i kryetarit të partisë, i cili do të zgjidhet në 22 maj.