Fatos Nano për President? Gjiknuri: Asnjë nuk është i përjashtuar

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 10:10
Fatos Nano per President Gjiknuri  Asnje nuk eshte i perjashtuar 1280x720

Fatos Nano për President? Gjiknuri: Asnjë nuk është i përjashtuar

Përditësuar më: 6/5/2022, ora 10:10

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, refuzoi të përjashtonte mundësinë që Fatos Nano mund të ishte një nga kandidaturat e propozuara për t’u bërë President i Republikës.

“Nuk jam këtu që të komentoj emra të përveçëm. Natyrshëm të gjithë kanë shanse”, tha Gjiknuri në një konferencë për mediat. “Ne nuk kërkojmë të jetë nga grupi ynë parlamentar, por që ka figura që kanë dhënë kontribut në shoqërinë shqiptare. Asnjë nuk është i përjashtuar, përfshi edhe emri në fjalë”.

Gjiknuri quajti absurd një propozim të dalë nga një mbledhje e deputetëve të Partisë Demokratike një ditë më parë, që në procesin e zgjedhjes së presidentit të përfshiheshin edhe ndërkombëtarët. “Nuk besoj se është me vend që të përfshihen ambasadorët, kur palët flasin shqip. Më duket absurde”, tha ai.